Ekonomi12 Prill 2018, 12:46

Të fundit në Evropë! Krahu i punës së shqiptarëve kushton “dy lekë”

Shkruar nga Pamfleti

Të fundit në Evropë! Krahu i punës së shqiptarëve kushton “dy lekë”

Krahasuar me vendet e rajonit, kostot orare e punës llogaritet të jetë 1.2 euro më e lirë se në Maqedoni, ku një orë pune kushton 3.5 euro.

E treta më e lirë për sa u përket kostove është Bullgaria, ku një orë punë krahason 4.9 euro.

Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, kostot orare të punës janë më të larta se 5 euro. Në Serbi, kosto mesatare orare është 5.1 euro, në Malin e Zi 5.3 euro, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë 5.8 euro.

Sipas të dhënave të Eurostat, mbi kostot orare mesatare të punës, Europa Lindore dhe Qendrore, në krahasim me Europën Perëndimore, janë më të lira. Ato luhaten nga 6 deri në 12 euro ora.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Më pas, për kosto të lirë punë, renditen vendet e Europës Jugore si Italia, Spanja, Greqia dhe Portugalia, ku kosto orare mesatare e punës varion nga 15 deri në 30 euro.

Më të larta kostot e punës janë në Europën Perëndimore, ku mesatarisht punësimi i një personi kushton nga 30 deri në 40 euro ora. Në Gjermani, kostot orare mesatare sipas të dhënave të Eurostat llogariten rreth 34 euro, në Francë rreth 36 euro/ora, ndërsa në Belgjikë 39.6 euro për një orë.

Europa Veriore ka kostot më të larta se e gjithë pjesa tjetër e Europës. Në Danimarkë, Islandë dhe Norvegji, ora mesatare e punës kushton mbi 40 euro.

Një i punësuar kërkon në Danimarkë mesatarisht 42.5 euro në orë, po aq edhe në Islandë.

Vendi më i shtrenjtë i Europës për sa u përket kostove orare të punës është Norvegjia, ku mesatarisht një i punësuar paguhet mbi 50 euro ora./Monitor

Ekonomi Të fundit në Evropë! Krahu i punës së shqiptarëve kushton “dy lekë”