Aktualitet 1 Maj 2018, 11:10

Të gjithë ata që e pinë kështu kafen janë psikopatë të lindur

Shkruar nga Pamfleti
Të gjithë ata që e pinë kështu kafen janë

Nëse ju pëlqen kafeja e zezë, mund të jesh dikush që preferon aroma të forta, kujdesesh mirë për shëndetin, ose thjesht dëshironi të pini kafen ashtu sade që supozohet ka më shumë efekt.

Ose, mund të jesh psikopat.

Së paku, këtë ka dëshmuar së fundmi një studim i publikuar në revistën “Appetite”, e cila gjeti një korrelacion midis dashurisë për kafenë e zezë dhe tendencave sadiste ose psikopatike.

Hulumtimi është realizuar tek më shumë se 1.000 të rritur, duke u kërkuar atyre të tregojnë aromat dhe ushqimet e preferuara.

Më pas pjesëmarrësit ndërmorën një sërë testesh të personalitetit që vlerësonin tiparet antishoqërore, si sadizmi, narcizmi dhe psikopatia.

Studimi, i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Innsbruck, zbuloi se preferenca për shijen e hidhur është e lidhur me tendencat e psikopatisë.

Lidhja më e ngushtë ishte midis ushqimit dhe “sadizmit të përditshëm”, domethënë t’i gëzohesh dhimbjes së të tjerëve.

Kjo nuk është hera e parë që kërkime të tilla kanë gjetur një lidhje mes shijes dhe personalitetit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se të ushqyerit më shije të ëmbla rrisin “pabesinë” dhe padurimin për të ndihmuar të tjerët, ndërsa konsumimi i ushqimeve dhe pijeve me shije te hidhur rrit armiqësinë dhe nxjerr në pah gjykime të ashpra morale.

Hulumtuesit Christina Sagioglou dhe Tobias Greitemeyer besojnë se njerëzit me preferencë ushqimet me shije të hidhura kanë prirje për të qenë personalitete armiqësore.

Pra, nëse dikush që keni lënë takim me të porosit një kafe të zezë në fund të nja vakti, po ju paralajmërojmë.

Shendeti