Kylie Jenner është një nga vajzat më të famshme dhe më të suksesshme në botë. Pasuria e saj përrallore e ka kaluar shifrën e 1 bilion dollarëve, duke i mundësuar asaj një jetë luksi të shfrenuar.
E megjithatë, edhe Kylie ka plot probleme në jetë njësoj si gjithë të tjerët. Ajo i ka shprehur ankesat e saj në Twitter, ku ka shkruar se “i ka ardhur në majë të hundës me vitin 2020”. Edhe pse jemi akoma në shkurt, duket se ajo nuk po kalon aspak mirë këtë vit.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i fansave, që u është dukur si qesharake, e madje një llastim kjo deklaratë e Kyliet. Ndjekësit kanë filluar ta ironizojnë në Twitter. “Ashtu? Të jesh miliardere ka qenë e ashpër javët e fundit? Të kesh para të mjaftueshme për të zgjidhur ndonjë problem dhe të mos kesh shqetësime është e vështirë këtë vit? Ju keni të drejtë, le t’i shkëmbejmë llogaritë bankare” – komentoi dikush.
“Po bli një vit tjetër, ku qëndron problemi” – e ka këshilluar një ndjekës Kylien, duke iu referuar me ironi pasurisë së saj.