Aktualitet 3 Qershor 2018, 17:58

Të gjithë “turren” drejt plazhit, shkaktohet kaos në autostradë

Shkruar nga Pamfleti
Të gjithë “turren” drejt plazhit, shkaktohet kaos në

Të gjithë “turren” drejt plazhit, shkaktohet kaos në autostradë

Autostrada Tiranë-Durrës të dielën ishte e mbingarkuar me qytetarë që i drejtohen bregdetit. Fluksi i automjeteve është i papërballueshëm edhe për policinë rrugore. Gjiri i Lalzit frekuentohet edhe nga shumë turistë të huaj disa prej të cilëve janë dislokuar edhe me rulota.

 

“Natyra është shumë e bukur dhe deti shumë i pastër, ky vend të ofron shumë. Neve na përshtatet edhe për sa i përket pasionit tonë për udhëtim me motor pasi peizazhi gjatë rrugës është i mahnitshëm, ushqimi po ashtu është i mirë, dielli po, hej këtu është verë ”, shprehet një turist austriak për TCH.

 

Por turistët shqiptarë, që kryesisht janë ditore në këtë zonë, kërkojnë kushte më të mira. “Gjiri Lalzit për mua është skandal, ka shumë plehra dhe kanale të ujërave të zeza”, thotë një pushues shqiptar. Të shtunën u shënua edhe incidenti i parë i kësaj vere. Një 22-vjeçar nga Tirana, Ervis Spahiu u mbyt në këtë zonë. Ndonëse një nga destinacionet më të preferuara nga pushuesit edhe në Gjirin e Lalzit mungojnë kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare.

Aktualitet autostrade kaos plazh