‘Të hënën dorëzohet ‘koka’ e tij’! Zbulohet plani bombastik i PS kundër Metës: I vuri vetes njollën më të madhe që nga Ramiz Alia

'Të hënën dorëzohet 'koka' e tij'! Zbulohet plani bombastik i PS kundër Metës: I vuri vetes njollën më të madhe që nga Ramiz Alia

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planin bombastik të mazhorancës së tij kundër Presidentit Ilir Meta. Rama deklaroi në ‘Real Story’ se Ilir Meta do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese dhe se socialistët kanë gati dosjen, të cilën do ta dorëzojnë ditën e hënë.

Më tej, ai theksoi se mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, Ilir Met ai ka vënë vetes njollën më të madhe që nga Ramiz Alia e deri në ditët e sotme.

“Po i vë vetes njollën më të madhe për një President nga Ramiz Alia e deri tek Ilir Meta. Është një flagrancë antikushtetuese. E kemi gati për në Gjykatë Kushtetuese, do ta depozitojmë ditën e hënë”, u shpreh Rama.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti