Aktualitet12 Korrik 2019, 13:45

Të ishte për Veliajn do t’i shfaroste si Hitleri dikur, ja pse i urren aq shumë kryebashkiaku lypsarët dhe fshatarët që

Shkruar nga Pamfleti
Të ishte për Veliajn do t’i shfaroste si Hitleri dikur, ja pse i

Të ishte për Veliajn do t’i shfaroste si Hitleri dikur, ja pse i urren aq shumë kryebashkiaku lypsarët dhe fshatarët që shesin në rrugë

Të dhimbshme deri në palcë imazhet e pak ditëve më parë të aksionit të ri që Erion Veliaj ka nisur nëpër rrugët e Tiranës, atë të “pastrimit” nga lypsarët, duke i mbledhur forcërisht me polici bashkiake. Edhe më keq se kafshët endacake, por njësoj siç trajtonte dha trajton fshatarët që mundohen të nxjerrin bukën e gojës duke shitur qepë e domate, kryebashkiaku i Tiranës e ka dhënë urdhrin e qartë edhe këtë herë: të tërhiqen zvarrë, me dajak po qe nevoja e të treten diku në periferi; të paralajmërohen që të mos duken më në rrugët kryesore e nëse kjo ndodh, t’u jepet sërish e sërish një mësim me forcën e shkopinjve të gomës, deri kur të zënë mend. Ndoshta duke uruar me mend që të shkojnë sa me shpejt pranë Krijuesit, kryetari i Bashkisë shijon kënaqësinë mazokiste, por edhe tmerrin psikologjik të lojës së re që ka gjetur për të luajtur. Makabritetit i shtohet edhe pasioni me të cilin policët e zbatojnë këtë urdhër.

Lexo edhe: Foto-Fakt/ Racizëm i miliarderit Erjon Veliaj, grumbullon me forcë dhe hedh lypsarët si “mbetje”, në zona periferike e landfille

Por çfarë e shtyn Erionin e Veliajve për të na dhuruar pamje të tilla si ajo e këtyre ditëve?

E para, kryeministri Edi Rama. Ekziston një urdhër i brendshëm që të nisë ky aksion nëpër rrugët e qyteteve kryesore të Shqipërisë si tentativë, e dështuar në fakt, për ti shërbyer propagandës se “Shqipëria është kopshti i lulëzuar i Evropës Juglindore, me 0 varfëri e 0 lypsa rrugësh. Pasi shtroi sheshet me pllaka e deri kur palmat që ka mbjellë të thahen, Rama ka urdhëruar spastrimin e varfanjakëve. Fatkeqësi e dyfishte po të mendosh milionat e hedhura në Shqipëri, nëpërmjet ndimave humanitare e projekte, pikërisht për këtë shtresë të popullsisë. Por aq banorë sa ka Shqipëria dhe me aq fonde sa janë dhënë, të pamundurit mund të strehoheshin fort mirë dhe prej kohësh nëpër qendra sociale, siç i ka e gjithë bota. Por si mund të ndodhte kjo? Si mund të pasuroheshin ndryshe ato dhjetra OJF që kanë pushtet më shumë se vetë pushteti në vendin që quhet Shqipëri.

Arsyeja e dytë është vetë Erioni, ose më saktë mendja e tij e sëmurë. Një plagë e së shkuarës, prej së cilës, njerëz si ai nuk mund t’i shpëtojnë kurrë. Kryetari aktual i bashkisë së Tiranës vjen nga periferia, me një të kaluar të errët dhe të vështirë. Dikur edhe ai është endur rrugëve; dikur ka bërë edhe ai jetën e endacakut, është dhunuar, refuzuar dhe përbuzur. Ka shumë arsye që Erioni i refuzon edhe endacakët, edhe shitësit ambulancë. Një teori e shpjeguar më së miri nga Psikanaliza e Frojdit sipas së cilit, të gjitha kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë ruhen thellë pa vetëdije në mendje. Kjo pjesë e mendjes, thoshte Frojdi, përmban urime, dëshira dhe përvoja shumë të frikëshme për t’u njohur. Frojdi mendonte se në qoftë se këto kujtime mund të sillen disi në mendjen e vetëdijëshme, a rikujtoheshin, pacienti do të ndjente përsëri dhimbje. Vetëm një arsyetim i fortë dhe i shëndoshë do të mund t’i jepte trurit forcën për ti kuptuar e për të dobësuar aq sa mundet trysnitë emocionale të së shkuarës. Përballë kësaj kure, duket se Erion Veliaj ka dështuar.

Prandaj është ai që është: një njeri i betuar se nuk do t’i kthehej kurrë më asaj jete. I gatshëm të bëjë kompromis edhe me Djallin, vetëm e vetëm që të shpëtojë nga makthet e tij. Kjo është arsyeja që Erioni zgjedh vetëm të pushtetshmit dhe njerëzit me para për të pasur pranë; kjo është arsyeja që përbuz gjithçka e këdo që ka nevojë, qofshin ato edhe jetike për mbijetesë. Një mendje e sëmurë që urren kaq shumë dhe luan çdo kartë e rol për tu hequr si dikush tjetër. E shkuara është makthi i tij i përjtshëm, ferri ku digjet çdo ditë. Për këtë arsye sa herë të ketë mundësi kryebashkiaku i kryeqytetit do të tërheqë zvarrë çdo nevojtar. Pamje të tilla, ndërkohë që i shijon nga zyra, e kënaqin Egon e tij të sëmurë, çlirohet aq sa mundet nga ferri i tij. Ai nuk mundet të bëjë ndryshe./Pamfleti

Kryesore ja pse i urren aq shumë kryebashkiaku lypsarët dhe fshatarët që shesin në rrugë Të ishte për Veliajn do t’i shfaroste si Hitleri dikur