Politike21 Shtator 2019, 12:12

‘Të jeni të bindur që unë e di shumë mirë kë kam rrotull’, Tahiri përplasje në distancë me Xhafajn: Dua një përg

Shkruar nga Pamfleti

‘Të jeni të bindur që unë e di shumë mirë që kam rrotull’, Tahiri përplasje në distancë me Xhafajn: Dua një përgjigje për të vërtetën

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe një ditë në rrjetin e tij social FaceBook se do të sqaronte situatën në një konferencë, Tahiri është paraqitur në ambentet e hapura të një hoteli në qendër të Tiranës për të mbajtu fjalimin.

Çështja e ish-ministrit të brendshëm socialist e cila mori fund mbrëmjen e e 20 shtatorit ka gjetur jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Reagimet kanë mbërritur edhe nga ambasadat e huaja, ajo amerikane e cila e ka cilësuar si demostrim në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

Dënimi i ministri Tahiri duket se ka nxjerrë në sipërfaqje edhe ‘luftën e ftohtë’ mes dy ish-ministrave të Bendshëm të qeverisë Rama. Në seancën e djeshme në gjykatën e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri e thumboi indirekt Fatmir Xhafajn  kur u shpreh se ‘Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën“, tha Tahiri për rastin që i ka shitur makinën Artan Habilajt.

I pyetur mbi këtë fakt nga gazetarët, Tahiri u përgjigj: 

Të kem koment për cfarë? Kam përshtypjen ka tjetër ekip që merret me Like dhe Share, as i numëroj dhe as më interesojnë. Do vijë dita që unë të kem një përgjigje për të gjitha këto, tani dua të kem një përgjigje vetëm për të vërtetën time. Nuk dua të bëj komente të parakohshme, por të jesh e bindur që unë e di shumë mirë që kam rrotull.

Por cfarë thuhej në deklaratat e ambasadave?

codramol
smile

Politike ‘Të jeni të bindur që unë e di shumë mirë që kam rrotull’ Tahiri përplasje në distancë me Xhafajn: Dua një përgjigje për të vërtetën