Showbiz25 Maj 2019, 23:08

“Të jesh nga një vend i vogël është vështirë të realizosh ëndërrat”: Rita Ora motivon shqiptarët me mesazhin e sa

Shkruar nga Pamfleti
“Të jesh nga një vend i vogël është

Sëmundja po më shkatërron: Këngëtarja e njohur shqiptare tërhiqet nga muzika

Këngëtarja me fame botërore Rita Ora është  një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjeksit momente nga jeta e aj personale si dhe profesionnale.

Së fundmi ajo ka nisur turneun për albumin e saj më të fundit “Phoenix”, dhe mbrëmjen e kaluar ajo performoj në Londër, ku dhuroj spektakël për të gjithë fansat.

Pas performancës, Rita publikoj në “Instagram” momente nga koncerti duke falenderuar të gjithë fansat e saj për mbështetjen që i dhanë.

Bashkangjitur me videot, Rita përmend edhe faktin se të qënurit nga një vend i vogël si Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet, por ajo gjithashtu tha se me durim mund të arrihet gjithçka.

“Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të qep gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekond, do të punoj fort. Atë çfarë thashë mbrëmjen e kaluar e kisha seriozisht. Fansave të mi dua ti them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua”, shkruajti Rita në “Instagram”.

Rast i saj së bashku me mesazhin e dhënë ka qenë një motivim i madh për të gjithë ndjeksit dhe jo vetëm që mendojnë se nga vendet e vogla nuk mund të lindin njerëz të mëdhenj.

‘Patience is one of the most important things you can have, my friends always say i have to much to say and i should shut up and sing but for once in my life, i am actually speechless, being from where i am from Kosovo, it is hard for dreams to come true, but coming here i have made my dreams a reality and i dont forget that for a second, i do work hard, but this is the reason why’ – what i said last night and i mean it. To my fans i want to say thank you for sticking by me through all these years, the ups and downs, the struggles, the triumphs. I love you.

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

 

Showbiz motivon Rita Ora Shqiptaret