Sport10 Korrik 2018, 17:01

Te Juventus nuk kanë fund largimet, edhe kroati ndahet nga “Zonja”

Shkruar nga Pamfleti
Te Juventus nuk kanë fund largimet, edhe kroati ndahet nga

Vetëm që të marrin Cristiano Ronaldon, te Juventusi ka filluar operiaconi “Fshesa” dhe lojtarët që po largohen janë të shumtë. Duke filluar nga shkëputja e kontratës me disa të rinj dhe me disa lojtarë që nuk luajnë në formacionin e parë, e deri tek shitja e yjeve.

Fillimisht, ishte Rugani ai që iu bashkua Chelsea në Premier League për plot 40 milionë euro. Mbrojtësin 23-vjeçar italian e ka ndjekur dhe një tjetër talent. Marko Pjaca, 23-vjeç, i është bashkuar skuadrës së Liverpool për plot 22 milionë euro. Ky transferim është zbuluar nga mediet italiane, më konkretisht nga “MedieSet”.

Flitet se Klopp e pëlqen shumë sulmuesin kroat, pasi ky i fundit mund të luajë në shumë pozicione. Juventus ka përfituar plot 21 milionë euro nga shitja e Pjaca, pasi për ta blerë, i pagoi vetëm 900 mijë euro Dinamo Zagrebit.

Sport Juventus Liverpool Pjaca Serie A