Aktualitet12 Nëntor 2018, 19:40

Të katandisur në shtet “leshi”! Meta President kur akuzohej për vrasje, Nano Kryeministër i dënuar si hajdut, Sandër L

Shkruar nga Pamfleti
Të katandisur në shtet “leshi”! Meta President kur

Të katandisur në shtet “leshi”! Meta President kur akuzohej për vrasje, Nano Kryeministër i dënuar si hajdut, Sandër Lleshi këshilltar në proces gjyqësor

Mosdakordësia për firmosjen e dekretit nga Presidenti Ilir Meta dhe emërimi me firmë të Edi Ramës si zv. ministër i Punëve të Brendshme të Sandër Lleshit është  konflikt i hapur prej ditësh në vendin tonë. Ndërsa ping-pongu vazhdon me argumenta dhe kundër argumenta, Arjan Nikaj  hedh dritë mbi mënyrën se si funksion shteti ynë prej vitesh.

Shkruan Arjan Nikaj

Çështja Lleshi tregoj hapur edhe njëherë që jemi Shteti i leshit.

Si mundet që një ushtatak i gradës së lartë i shkarkuar nga Presidenti i Republikës me propozim i Ministrit të mbrojtjes të propozohet për ministër kur është në një proçes gjyqësorë të pa mbaruar ?!

Kjo të kujton emërimin e Ilir Metës President kur kishte një proçes gjyqësorë të pa mbyllur kur ishte akuzuar nga një deputet sikur kishte porositur vrasje.

Të kujton edhe atë që Fatos Nano u bë Kryeministër pas 97 si i dënuar me vendim të prerë gjykate si një hajdut dhe favorizues i një abuzimi korruptiv, në një kohë kur në një shtet normal nuk i takonte të punonte magazinier.

Sigurisht që dhe Lleshit nuk i takonte të punonte si këshilltarë i Kryeministrit me një CV të tillë të një Gjenerali të shkarkuar dhe në një proces gjyqësor të pambaruar, por këtu asnjë nuk respekton vendimet e Shtetit me parimin e continuenitetit të vendimeve të mëparshme, sepse këtu thjesht nuk ka shtet po një administrim tribal.

Forum Meta Nano . Lleshi