Ekonomi19 Qershor 2018, 16:02

Të mbajnë veshët ngritur të gjithë të rinjtë shqiptarë që janë në Greqi! Mundësia e artë e politikës më të re gr

Shkruar nga Pamfleti
Të mbajnë veshët ngritur të gjithë të rinjtë

Effie Achtsioglou, ministrja greke e Punës, mirëqënies dhe pensioneve ka deklaroi vullnetin e saj për të rikthyer një pjesë të të rinjve grekë shtëpi.

Gjatë një seminari të organizuar nga Komisioni europian dhe që u zhvillua në Bruksel, ajo bëri të qartë se kërkonte rikthimin e të gjithë të rinjve të pajisur me dokumenta greke, duke deklaruar se do t’u siguronte punë.

Sipas një raporti të Bankës Qëndrore greke rreth 500 mijë grekë, në një popullsi prej 10 milion banorë, që prej fillimit të krizës ekonomike të Athinës nga paslufta, bënë valixhet gati dhe janë emigrantë jashtë në kërkim të fatit të tyre.

Por nga kjo politikë mund të përfitojnë edhe të rinjtë shqiptarë të pajisur me dokumente greke.

Ministrja u shpreh se:

“Ata që janë nisur që prej fillimit të krizës janë mbi të gjitha të rinjtë, e për më tepër më të kualifikuarit profesionalisht dhe më të mirëarsimuarit e ky fenomen është ai që ne mund ta përkufizojmë si largim i trurit. Kush është nisur nuk e ka bërë vetëm për të gjetur një punë, por edhe për të gjetur paga adeguate. Politika jonë pas 20 gushtit që është fundi i planin të tretë i ndihmave të kreditorëve do të synojë të përmirësojë situatën e pagave me futjen e kontratave kolektive të pezulluara dhe rritjen e pagave minimale. Ne besojmë se të rivendosim në hulli të drejtë dinamikën e pagave në vend është incentiva më e rëndësishme për të bërë që të rinjtë që janë larguar të kthehen në shtëpi.

Papunësia ka rënë nga 26% në 2014 në 20% dhe presim që në fund të shtatorit 2019 mund të bjerë në 18 %. Jemi duke implementuar një miks masash për tu përballur me papunësinë në afatgjatë duke stimuluar me përfitime fiskale kompanitë me qëllim që të shtojnë numrin e punonjësve të rinj.”

Ekonomi