Showbiz22 Shkurt 2019, 20:40

Të mbash dietën e J Lo është më e vështirë se të lesh cigaren

Shkruar nga Pamfleti

Të mbash dietën e J Lo është më e vështirë se të lesh cigaren

Nuk është e lehtë të jesh Jennifer Lopez. E këtë sapo na e provoi gazetarja e njohur shqiptare, Iva Ticco.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Pak kohë më parë ajo vendoi të ndiqte dietën 10 ditore të artistes së famshme, dhe premtoi se do të ndante momente hap pas hapi në profilin e saj në Instagram. Ndërsa e ftuar në emisionin “Rudina” ajo ka treguar vështirësitë që kaloi. Iva u shpreh se nëse nuk do të kishte premtuar në emision, ajo do të kishte hequr dorë shumë shpejt, pasi të linte sheqernat ishte shumë e vështirë për të. “Kuptova që kisha varësi nga sheqernat. E pata më të vështir sesa shoqja ime që po linte cigaren”, u shpreh ajo duke na treguar vështirësitë e kësaj diete.

Dieta 10-ditore e Jennifer Lopez kërkon ushqimin me produkte pa sheqerna, yndyrna, pa brumëra por vetëm me ushqime të shëndetshme që përmbajnë proteina.

Lifestyle dieta iva tiço J Lo