Të pathënat e mesazhit të Saimir Tahirit: kë do të rrëzojë ish-ministri në PS?

Ka kaluar në heshtje mesazhi i djeshëm i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me rastin e 27- vjetorit të Partisë Socialiste.



Pak u komentua, megjithëse ai mesazh ishte një sinjal i qartë politik dhe pa ndonjë kodim shumë të komplikuar. “Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot. Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes”, theksonte Tahiri.

Një mesazh më i qartë sa më s’bëhet” i ish-ministrit të Brendshëm vetëm se ka shpallur aksionin e radhës politik: Do të udhëheqë të gjithë ata që e ndjejnë veten të shmangur nga kasta e sotme e qeverisjes së Edi Ramës brenda PS-së. Dhe nuk janë pak, por sesa seriozisht dhe sa forcë do të ketë Tahiri, këtë do ta tregojë koha…Pamfleti/

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.