‘Të shkundim sistemin’! Shpërthen pedagogu i njohur: Të shporrim këta politikanë ‘ngelës’ dhe arrogantë!

'Të shkundim sistemin'! Shpërthen pedagogu i njohur: Të shporrim këta politikanë 'ngelës' dhe arrogantë!

Pedagogu Afrim Krasniqi ka komentuar me tone të ashpra protestën e studentëve kundër tarifave të vendosura nga ministria.

Duke dalë në krah të studentëve dhe duke i inkurajuar të mos tërhiqen, Krasniqi shkruan në rrjetet sociale se kjo është dita më e bukur në Tiranë prej shumë kohësh. Më tej, ai ka shtuar se është koha për shkundje të sistemit dhe se politikanët mbetës do largohen.

“Dita më e bukur në Tiranë prej shumë e shumë kohësh. Krenar edhe për studentët e mi që më në fund kanë refuzuar në jenë statistikë pa zë në vendin ku një pakicë oligarkësh drejton me arrogancë duke injoruar parimet demokratike dhe llogaridhënien. Nuk janë studentë “mbetës” por revoltë ndaj politikanëve “mbetës”.Koha për shkundje të sistemit. Tarifat Ok, duhen hequr dhe me siguri do të hiqen.

Por shumica qytetarë pret dicka më shumë se kaq, heqjen e “tarifave“ që oligarkia politike e ekonomike i ka vendosur Shqipërisë; koha për transparencë, për llogaridhënie, për vetting në universitet, për përgjegjësi të atyre që dështuan reformën dhe sistemin arsimor, për llogaridhënie të politikës – kazan. Studentë, është dita e juaj dhe sot duhet të jetë vetëm fillimi!”, është shprehur pedagogu.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti