Një grup i armatosur prej 20 vetësh hapën zjarr në setin e xhirimit të videoklipit të fundit të reperit francez Booba, i cili po xhironte në brendësi të një vendqëndrimi avionësh në Paris.
Ngjarja ndodhi gjatë natës. Sipas radios “Europe 1”, artisti sapo ishte larguar nga set ii xhirimit në momentin kur nisën të shtënat, si pasojë e të cilave mbetën të plagosur, fatmirësisht jo rëndë, të paktën tre persona.
Agresorët arritën të largohen.
Nuk dihet ende nëse Booba ishte objektivi i sulmit dhe nëse ia mbathi sepse fat, apo nëse qëllimi ka qenë dikush tjetër.
Ditët e para të gushtit, reperi ishte protagonist i një sherri zhurmëmadh në aeroportin parizien të Orly-t me një tjetër reper francez, Kaaris.
Të dy ishin arrestuar, bashkë me 12 persona të tjerë, të përfshirë në sherrin e dhunshëm.
Por, për momentin nuk ka elemente që lidhin dy episodet.