Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur këtë mesditë në Durrës, ku dy persona janë dërguar me urgjencë në spital
Dy persona janë plagosur mesditën e sotme në Rrogozhinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Paraprakisht, mësohet se dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije, kanë mbërritur me urgjencë në spitalin e Durrësit pak minuta më parë.
Dyshohet se ka qenë fillimisht një konflikt mes disa persona, i cili më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Një prej të plagosurve është shtetasi me inicialet Klajdi Lluca 20 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sinaballaj.
Vijon…