Kronike16 Prill 2018, 15:13

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një

Të shtëna me armë zjarrinë Vlorë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Vlorës pasditen e sotme. Sipas policisë së qytetit bregdetar, dyshohet për një person të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth otës 17:00 në lagjen “29 Nëntori”.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person. Ai është shtetasi me inicialet A.G. 51 vjeç, i cili ka plagë në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak

Më datë 16.04.2018, në lagjen “Rilindja”, është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar shtetasi A.G., 51 vjeç.

Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Kronike plagoset një person Të shtëna me armë zjarri në Vlorë