Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Orikum Llogara në Dukat -Fushë të Vlorës, ku si pasojë është shënuar një viktimë.
Viktima quhet Beniamin Faslli Bezhani. Ai është rreth 27 vjeç dhe mësohet se ka qenë në burg në Itali para disa kohësh.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet paraprake hetimore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa janë ngritur postblloqe në aksin Vlorë-Orikum për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkaq policia e Vlorës në njoftimin zyrtar thotë se ka qenë një telefonatë nga një qytetar që ka njoftuar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. hairy women