Një i plagosur në Lezhë pas të shtënave me armë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.K (Ardian Kola). i cili po lëvizte më këmbë në zonën e Katedrales.
Dyshimet e para janë se personi në fjalë është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.
I plagosur është dërguar në spitalin e Lezhës për mjekim, ndërkohë policia heton për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit . Vijon ndjekja për kapjen e tij
Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.
Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.
Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Konflikti
Mësohet se Kola është konfliktuar me një tjetër person, ende i paidentifikuar për motive banale por më pas janë ndarë. Autori është rikthyer më vonë dhe e ka qëlluar nga makina në ecje duke e plagosur në gjymtyrët e poshtëm.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që po mbledh edhe dëshmi në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.