Ekonomi13 Prill 2018, 17:30

“Të taksosh varfërinë”, Petrit Ago: Politika i ka borxhe të mëdha shqiptarëve këto 27 vite

Shkruar nga Pamfleti

"Të taksosh varfërinë", Petrit Ago: Politika i ka borxhe të mëdha shqiptarëve këto 27 vite

Ish Drejtori i Tatimeve, Petrit Ago lëshoi një deklaratë të fortë, duke thënë se sistemi fiskal është krijuar nga politikanët për të krijuar benefite personale.

Petrit Ago: Për 27 vjet politika shqiptare ka mëkate të mëdha karshi popullit tonë. Ka mëkate sepse për këto vite shumica e politikës e ka orientuar edhe sistemin fiskal për të krijuar benefite për veten e tyre. Edhe sot unë e deklaroj, nëse ne duhet të shkojmë në BE, duhet të ketë vetëm një llojë sistemi, pagun detyrime kushdo që blenë kushdo që shet. Në kushtet që ka ekonomia jonë sot, unë do të thoja që ky ndryshim kaq i rëndësishëm që nuk është bërë për tre dekada, kuptohet që është një nga reformat më të rëndësishme. Për mua ky ndryshim duhet bërë nga poshtë lart, por është bërë nga lart poshtë. Pasi nuk ka studim për këtë ndryshim, nuk dihet arsyeja pse ka kapur këtë nivel 2 milion lekë për biznesin e vogël nuk është shpjegur implemtitimi për ndryshimin e kësaj takse. Ka 650 mijë familje në shqipëri, dhe ka 120 mijë licenca, të vegjël kemi afërisisht 90 mijë.

Ish zyrtari i lartë deklaroi se Shqipëria është vend i çudirave, pasi taksohet toka pa çertifikatë pronësie.

Ago: Ky vend nuk bëhet me taksa Nuk mund të taksosh dikë që ka një sipërfaqe toke, të pa certifikuar, ske si e formalizon. Ky vend nuk bëhet me taksa, por kur të kesh realizuar kushtet ,kur të kesh rritur prodhimin dhe zhvillimin ekonomik mund të vësh taksa.

Ish Drejtori i Tatimeve deklaroi se çdo qeveri që do të vijë në pushtet do të rrisë taksat për të ulur borxhin publik. Sipas tij, vendi ynë ka 8 miliardë lekë borxhe, falë edhe koncesioneve.

Ago: Si këta që janë edhe këta të opozitës kanë dhënë tre koncesione, rapiskanin, kanë dhënë koncesionin e ngjyrosjes së karburantin dhe pullat fiskale.

codramol
smile

Ekonomi "Të taksosh varfërinë" Petrit Ago Politika i ka borxhe të mëdha shqiptarëve këto 27 vite