Pasi dërgoi një ekip prej 30 mjekësh e infermierësh në Itali, kryeministri Edi Rama bëri një paralelizëm me Milanin e Sakit. Mbi këtë çështje ka folur edhe vetë trajneri legjendar që udhëhoqi Milanin drejt sukseseve të mëdha në Itali dhe Europë dhe që shkroi historinë me klubin kuqezi, duke vlerësuar pafund gjestin e bërë nga qeveria shiptare.
“Kryeministri Rama ka bërë një gjest fisnik dhe ka treguar se është mirënjohës. Kjo nuk është për të gjithë. Ai vendosi vlera të mëdha dhe tha “Ju na shpëtuat ne”. Kjo situatë e bën të qartë se është më mirë të parandalosh. E kam thënë gjithmonë në futboll, por është absolutisht e vlefshme:
“Të kesh strategji është më mirë se të bësh taktika“. Shkurtimisht shëndeti, hulumtimi dhe edukimi, do të thonim gjithashtu edhe përgatitja në futboll, janë elemente thelbësore që e bëjnë një popull të rritet. A është e lehtë t’i bashkosh të gjitha në një civilizim kryesisht individualist, egoist dhe ziliqar?”, ka thënë Arrigo Sacchi.