Pas 29 ditësh protestë banorët e Astirit janë veshur sot me jelekë të verdhë si protestuesit francezë ashtu si kishin paralajmëruar dhe kanë bllokuar sërish të dyja anët e rrugës duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve. Protestës i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës.
Në ditën e 30-të të protestës së tyre banorët mblidhen sërish për të protestuar për mos prishjen e shtëpive të tyre pa u dëmshpërblyer më parë.