Tek ne kushton shumë pak, nuk do ta besoni sa kushton një filxhan kafe në qytete të ndryshme të botës

Banka zvicerane “United Bank of Sëitzerland”, në kuadër të kërkimit të madh vjetor për çmimet dhe fitimet, ndërmjet të tjerash është marrë edhe me çmimet e kafesë në qytete të ndryshme të botës. Hulumtimi merret me çmimin e një kafeje në kafene të zakonshme.



Kryeqyteti i Katarit Doha ndodhet në krye të listës dhe njerëzit mesatarisht për këtë pije të adhuruar duhet të paguajnë 5,47 euro. Kopenhagen renditet e dyta, ku një kafe mesatarisht kushton në kafenetë e kryeqytetit danez 4,98 euro.

-Dubai një kafe kushton 4,87 euro
-Zyrih 4,26 euro
-Shangaj 3,93 euro
-Pekin 3,78 euro
-Vjenë 3,71 euro
-Moskë 3,67 euro
-Nju Jork 2,67 euro.
-Pak më lirë kushton një kafe në Nju Delhi – 1,30 euro
-Sao Paulo 1,28 euro
J-ohanesburg 1,27 euro
-Stamboll 1,20 euro
-Kajro 1,15 euro
-Milano 1,14 euro
-Mumbai 0,90 euro
-Romë 0,85 eur
-Lisbonë 0,63 euro
-Lagos 0,53 euro.

 

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.