Showbiz31 Gusht 2018, 09:33

Televizionet zhgjidhin qeset, firmosin çeqet për moderatorët

Shkruar nga Pamfleti

Televizionet kanë zgjidhur qeset dhe kanë nisur merkaton e moderatorëve. Një kënetë ku janë ulur këmbëkryq emra që kanë kapur për fyti median me pretendimin se kanë audiencën e tyre , duke mos lënë hapsirë për hyrje të reja. Sezoni i ri sjell të njëjta figura vetëm se nën logo të ndryshme. E gjithë konkurenca qëndron tek çmimi, ndaj edhe ekrani po mpin dita -ditës me vulgaritet opinionin.

Disa ndryshime janë bëre publike ndërsa të tjerat akoma nuk janë pranuar dhe pritet që koha t’i vërtetojë nëse do ndodhin vërtet apo thjesht janë thashetheme që qarkullojnë në media.

Për të u diskutua  gjatë për largimin nga “News 24”. Disa javë më parë u përfol se Eni Vasili do të largohej nga “News 24” dhe do t’i bashkohet televizionit më të ri “A2”, i cili ende nuk ka nisur transmetimin. Mirëpo më vonë u bë e ditur se Eni Vasili ka nënshkruar një kontratë me televizionin “Top Channel”. Lëvizja është konfirmuar  nga gazetarja e njohur dhe emisioni i saj do të vazhdojë të quhet “Studio e hapur”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Lëvizja e radhës nga ekrani është ajo e moderatores së ‘Jo vetëm modë’. Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të dashura dhe me një rrugëtim të suksesshëm në televizion dhe në speltaklet që ka prezantuar. Pasi la ‘InTv’ ajo hyri fuqishëm në’ Klan’ dhe u bë imazhi i një programi që shqiptarët e duan. Gjithashtu, gjatë verës ajo ishte në çdo qytet të vendit duke prezantuar festivalin e muzikës ‘Maratona e Këngës’, po ashtu në Klan.  Por, mesa duket rrugëtimit të moderatores në këtë televizion i ka ardhur fundi. Ajo është parë në studiot e ‘Top Channel’, ç’ka bën të kuptohet se do e shohim në këtë ekran.  Shtohen dhe më tepër dyshimet për këtë largim nga vetë fakti se ajo nuk u shfaq në sportin e filimit të sezonit televiziv në Klan. Nuk dihet ende formati që ajo do të drejtojë Nevina në Top. Asgjë nuk është konfirmuar akoma.

Një lajm tjetër që qarkulloi për ditë me radhë në media ishte ai i largimit të moderatores simpatike Arjola Shehu nga emisioni “Kush vjen për drekë” dhe nga “Tv Klan”, dhe sipas tyre ky ka qenë një vendim i marrë prej saj pasi shumë shpejt do të sjellë propozimet për një projekt të ri. Menjëherë pas këtij lajmi u përfol se tashmë ky emision do të drejtohej nga Alfio Rrotani dhe Indrit Çela, të cilët sikurse është mësuar së fundmi do të jenë pjesë e “Tv Klan. Mirëpo pas këtyre lajmeve Arjola ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Instastory’ ku sqaron se ajo nuk do të largohet nga “Tv Klan” dhe këto lajme janë të pa vërteta. “Jam e detyruar të reagoj ndaj lajmeve të fundit të cilat me bindje të plotë thonë se Arjola Shehu do të largohet nga ‘Tv Klan’!!! Burimet tuaja janë të pasakta! Arjola Shehu është pjesë e ‘Tv Klan’!”, shkruan moderatorja e njohur në postimin e saj në ‘Instastory’.

 Largime të tjera për të cilat nuk janë dhënë shumë detaje nisin me Jonida Shehu, ku thuhet se ish-moderatorja e “Pasdite në Top Channel” do të rikthehet në televizionin ‘Klan’. Eno Popi që për shumë vite ka drejtuar emisionin e mëngjesit në radio nuk do e shohim më këtë sezon. Thuhet se ai do të drejtoj speltaklin ‘Kutia e fundit’, që para disa vitesh ka qenë nën moderimin e Enkel Demit. Po ashtu Turjan Hyskën i është besuar roli i drejtorit të përgjithshëm në ‘Klan Plus’ si dhe do të jetë moderatori i një emisioni në Klan. Ndërkohë dhe Albi Iskaj pritet të nis një eksperiencë të re në  ‘Klan’.

Këto janë disa nga ndryshimet që janë shoqëruar me bujë në media. Mesa duket ky sezon i ri televiziv do jetë plot energji dhe me punë të mira për publikun.

 

 

Showbiz firmosin çecet për moderatorët Televizionet zhgjidhin qeset