Kulture 1 Gusht 2019, 05:09

Temperaturat e larta shkatërrojnë smartphonat, ja kush janë më të rrezikuarit

Shkruar nga Pamfleti
Temperaturat e larta shkatërrojnë smartphonat, ja kush janë

Temperaturat e larta shkatërrojnë smartphonat, ja kush janë më të rrezikuarit

Sipas “Apple”, “iPhone”-t punojnë në zona ku temperatura e ambientit është midis 0-35 gradë celsius. Temperaturat më të larta bëjnë që telefoni juaj të ndryshojë sjelljen e tij, në përpjekje për të rregulluar temperaturën e saj.

Përdorimi i “iPhone” në temperatura më të larta se 35 gradë celsius mund të ndikojë në jetën e baterisë. Në uebsajtin e “Apple” thuhet: “Përdorimi i një pajisjeje iOS në kushte shumë të nxehta mund të shkurtojë përgjithmonë jetëgjatësinë e baterisë”.

Ky shkurtim i jetës së baterisë ndodh për të mbrojtur komponentët e brendshëm dhe për të parandaluar ato nga mbinxehja. Gjithashtu do të vini re ngarkimin e ngadaltë, ndriçimi i ekranit dhe sinjali i dobët qelizor.

Njëkohësisht do të çaktivizohet përkohësisht edhe blici i kamerës, ndërsa performanca në aplikacionet grafike-intensive do të ngadalësohet.

Për ta shmangur një gjë të tillë duhet të veprojmë në këtë formë

-Ndajeni telefonin tuaj nga pajisje të tjera

– Fshini aplikacionet që nuk i përdorni, pasi kjo redukton ngarkesën e punës së telefonit.

-Shmangni përdorimin e ngarkimit të “iPhone” tuaj derisa të kuptoni se ai ka pushuar mjaftueshëm.

Teknologji ja kush janë më të rrezikuarit Temperaturat e larta shkatërrojnë smartphonat