Kosova 6 Dhjetor 2022, 22:39

Tensionet Prishtinë-Beograd, Gabriel Escobar të hënën në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet Prishtinë-Beograd, Gabriel Escobar të hënën

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Prishtinën të hënën e ardhshme, ku do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.

Vizita e Escobar, vjen menjëherë pas takimit të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, dhe tensioneve të fundit të në veri të Kosovës, ku disa shpërthime kanë ngritur sërish alarmin e destabilizimit mes dy vendeve.

Lajçak, është shprehur se gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është ripërsëritur thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje.

Ndërkohë krye diplomati i BE-së, Josep Borell nga Tirana ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në tavolinën e dialogut, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Prishtine #eskobar Kosove