Kosova 4 Nëntor 2022, 18:01

Tensionet Prishtinë-Beograd, “mercenarët” rusë futen në territorin e Kosovës?

Shkruar nga Pamfleti

Një person i veshur në të zeza dhe me një çantë krahu është parë të lëvizë në afërsi të Zveçanit.

Në shikim të parë duket gjithçka normale, por në fakt asgjë nuk është e tillë. Në njërin krah të tij, është i vendosur flamuri rus, ndërsa në tjetrin simboli i një shqiponje që po ashtu është shenjë identifikuese ruse.

Një foto e tillë është shfaqur në disa rrjete sociale, ndërsa menjëherë i ka vënë në lëvizje agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës.

Burime të sigurta brenda organeve të sigurisë në Kosovë, kanë konfirmuar për Radio Televizionin Dukagjini, se persona të tillë që janë shfaqur ditët e fundit ka në gjithë zonën Veriore të Kosovës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në verifikimin që kanë bërë këto organe të sigurisë, ka rezultuar se këta persona kanë ardhur së fundi në territorin e Republikës së Kosovës.

Por, nga është prejardhja e tyre?

Këto burime të sigurta brenda organeve të sigurisë, kanë bërë me dije se disa nga këta persona kanë prejardhje ruse dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Qëllimi i tyre sipas këtyre burimeve agjencive të sigurisë, është shkaktimi i incidenteve në Veri të Kosovës veçanërisht në këtë kohë, kur po përflitet me të madhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, mundësia e arritjes së një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Numri i këtyre personave që kanë për qëllim të nxisin destabilitet në Republikën e Kosovës shkon rreth 300. /RTV Dukgjini

 

Prishtine #mercenare Dukagjini

Kosova