Aktualitet15 Tetor 2019, 11:45

‘Tentativa për të vrarë Izet Haxhinë’/Drejtori i Burgjeve: Plan masash si për të gjithë, nuk ka incidente!

Shkruar nga Pamfleti

'Tentativa për të vrarë Izet Haxhinë'/Drejtori i Burgjeve: Plan masash si për të gjithë, nuk ka incidente!

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë lidhur me gjendjen në sistemin e burgjeve

Në përgjigje të deputetit Spartak Braho, i cili kërkoi më shumë informacion për këtë cështje, Ismaili tha se për Izet Haxhinë, ka një program masash si për cdo të burgosur që shoqërohet me polici shteti e polici burgjesh dhe se nuk ka patur asnjë aksident.

Pak ditë më parë, avokati i Izet Haxhisë,denoncoi incidentin e ndodhur në 9 tetor, ku Haxhiaj sipas tij u lëndua në furgonin e policisë. Sipas avokatit, pasi kishte dhënë dëshminë për rreth 36 orë tek Krimet e Rënda, Izet Haxhisë i është kërkuar që të ngrihet nga furgoni dhe në atë moment sipas tij mjeti ka frenuar ashpër. Po ashtu ai tha se Haxhiajt i është përplasur koka në kafazin e furgonit, ndërsa e konsideroi incidentin, një mesazh për t’i mbyllur gojën.

Jeta e tij dhe e njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij”, u shpreh para dy ditësh avokati.

Pjesë nga biseda:

Braho: Kush e shoqëroi Izet Haxhinë nga burgu në prokurori, sepse ka zëra që kanë dashur ta vrasin?!

Për këtë Ismaili u përgjigj: Për Izet Haxhinë nuk ka ndodhur asnjë aksident, ne nga ana jonë jemi në rregull, sec flitet në media punë e tyre.

Ismaili u shpreh më tej se Izet Haxhia është trajtuar njësoj si çdo i dënuar tjetër, dhe se ai nuk mban përgjegjësi për deklarimet mediatike që ai bën.

codramol
smile

Aktualitet