Aktualitet25 Prill 2018, 09:49

Tentohet helmimi i Edi Ramës, kryeministri me ushqim me vete kudo që shkon

Shkruar nga Pamfleti
Tentohet helmimi i Edi Ramës, kryeministri me ushqim me vete kudo që

Tentohet helmimi i Edi Ramës, kryeministri me ushqim me vete kudo që shkon

Shteti në alarm dhe gatishmëri, forcohen masat e sigurisë për ruajtjen e kryeministrit, një ekip i posaçëm shoqëron kryeministrin me ushqim të përgatitur nga e njëjta dorë e besuar në Tiranë   

 

Disa informacione të ardhura nga shërbimet sekrete vendase dhe shërbimet e huaja partnere, rreth një plani për helmimin e kryeministrit Edi Rama me anë të ushqimit, kanë alarmuar institucionet e sigurisë, duke mbjellë panik në Kryeministri.

 

Nuk dihet nëse pas këtij plasi fshihen faktorët të brendshëm apo shërbime të huaja armiqësore, por ky informacion ka vënë në lëvizje institucionet e sigurisë në Shqipëri, duke shtuar masat dhe kujdesin për ruajtjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Edhe pse informacionet për këtë tentativë janë tentuar të mbahen në fshehtësi të plotë, dyshimet e para lindën nga disa sjellje të pazakonta të kryeministrit Edi Rama nëpër takime.

 

Ditët e fundit, në të gjitha takimet dhe vizitat jashtë Tiranës, kryeministri Rama nuk ka pranuar që të konsumojë asgjë pa u kontrolluar më parë. Sipas burimeve nga rrethi që i është besuar ruajtja e jetës së kryeministrit, ky i fundit merr me vetë ushqimin ku do që shkon nëpër Shqipëri.

 

Një ekip i posaçëm shoqëron kudo kryeministrin Rama me ushqimin e përgatitur në Tiranë nga e njëjta dorë e besuar.

 

Gjithashtu, kryeministrit i është ndaluar konsumimi i ujit apo i kafeve rastësore gjatë takimeve për shkak të frikës për mundësinë e depërtimit të faktorëve që janë të interesuar për eliminimin e tij.

 

Gjatë zhvendosjes së disa ditëve më parë në Fier, në kuadër të mbledhjes së qeverisë, të gjitha kanë mbetur me gojë hapur nga ekipi që shoqëronte Ramën me ushqim me vete, të përgatitur në Tiranë.

 

Informacionet për një tentativë për helmimin e Ramës kanë bërë që të merren edhe masa të tjera për ruajtjen e kryeministrit.

 

Kohët e fundit është vënë re një prani e shtuar të rojeve të sigurisë. Masat vijnë për shkak të dyshimeve edhe për skenarë të tjerë të pakonfirmuar për të eliminuar kryeministrin.

 

Nuk dihet ende se kush fshihet pas kësaj tentative, por një gjë e e tillë jo vetëm do të destabilizonte Shqipërinë, por mund të destabilizonte edhe Ballkanin.

 

Gjithsesi shtimi i masave të sigurisë dhe frika për helmimin e Ramës vjen në një kohë kur sa vjen e rritet shqetësimi për shtimin e influencave ruse në Ballkan.

 

Nga ana tjetër, ky alarm përkon edhe me ngushtimin e lakut të drejtësisë për kokat e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. Nga zbatimi i reformës në drejtësi janë të rrezikuar të gjithë krerët e politikës pa përjashtim, që nga vetë Edi Rama, por sidomos Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

 

Vetëm destabilizimi i vendit mund t’i shpëtonte edhe për pak kohë kokat e korrupsionit në Shqipëri nga drejtësia që po afrohet.

 

Në këto kushte, nuk përjashtohet as mundësia që kokat e korrupsionit në Shqipëri të tentojnë të eliminojnë njëri-tjetrin për të shpëtuar në fund kush të mundet. /Pamfleti.com

Kryesore kryeministri me ushqim me vete kudo që shkon Tentohet helmimi i Edi Ramës