Aktualitet21 Gusht 2019, 11:40

Tentohet të grabitet banesa në Durrës, plagoset pronari i pronës

Shkruar nga Pamfleti

Tentohet të grabitet banesa në Durrës, plagoset pronari i pronës

Një banesë në Durrës ka rënë pre e një grabitje të armatosur. Sipas informacioneve mësohet se  autorët kanë qenë të armatosur dhe pas rezistencës kanë pragosur pronarin.

Policia e Durrësit bën me dije se më datë 21.08.2019, rreth orëz 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona, njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët janë diktuar nga pronari i banesës dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.

Shtetasi F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

codramol
smile

Aktualitet plagoset pronari i pronës Tentohet të grabitet banesa në Durrës