Aktualitet21 Maj 2019, 13:56

Tentoi arratisjen gjatë operacionit antidrogë, kapet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi arratisjen gjatë operacionit antidrogë, kapet 26-vjeçari

Tentoi arratisjen gjatë operacionit antidrogë, kapet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Tiranes arreston nje person te kerkuar, pasi i ishte arratisur efektiveve. Sot, ne vijim te punes për kapjen e personave të shpallur në kërkim eshte kapur shtetasi S.SH, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policise, ky ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë më datë 01.12.2018, shpërndanin lëndë narkotike canabis sativa në doza të vogla në rrugën “Bego Hoxha”, ku në momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, shtetasve të arrestuar i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 355 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Shtetasi S.SH mundi të largohej dhe u shpall në kërkim, ku më datë 20.05.2019 është kapur nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Aktualitet kapet 26-vjeçari i shpallur në kërkim Tentoi arratisjen gjatë operacionit antidrogë