Kronike14 Mars 2019, 09:31

Tentoi të vetëvritet në burgun e Beratit, kush është 38-vjeçari dhe lidhja e tij me Ariela Murali, studenten që u vra në

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të vetëvritet në burgun e Beratit, kush është

Tentoi të vetëvritet në burgun e Beratit, kush është 38- vjeçari dhe lidhja e tij me Ariela Murali, studenten që u vra në Tiranë

Detaje të reja kanë dalur për ngjarjen e djeshme të ndodhur në burgune   Beratit, ku një I dënuar ka tentuar t’I jape fund jetës.

Bujar Murati, 38-vjeçari nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit u gjet i varur në qelinë e tij nga punonjësit e burgut dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Murati mbërriti në gjendje kome në spitalin e Beratit dhe për këtë arsye u dërgua me urgjencë drejt Tiranës, ku po lufton me jetën pasi është në gjendje të rëndë.

Lidhur me ngjarjen ende nuk ka informacion zyrtar nga Drejtoria e IEPV-së në Berat. Ndërkohë në rrugë jo zyrtare është mësuar se Bujar Murati është xhaxhai  i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i dashuri rreth një vit më parë në Tiranë pranë fakultetit të Mjekësisë.

Ndërkaq, nuk dihet ende çfarë e shtyu 38-vjeçarin të marrë këtë vendim fatal për jetën. Lidhur me rastin në fjalë pati një reagim edhe nga dega e Partisë Demokratike në Berat. Ka qenë kryetari i kësaj dege, Gazment Azizi, i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se nuk është hera e parë që në këtë institucion ndodhin ngjarje të tilla të rënda.

“Denoncojë heshtjen e IEPV-së në Berat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, që më porosi të kryeministrit Rama fshehin çdo ngjarje të rëndë që nxjerr hapur fytyrën e shtetit të kapur nga krimi”, u shpreh ai.

Kronike kush është 38- vjeçari dhe lidhja e tij me Ariela Murali studenten që u vra në Tiranë Tentoi të vetëvritet në burgun e Beratit