Aktualitet14 Shtator 2018, 07:47

Tentoi të vriste Lul Berishën para 13 vitesh, Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e Ahmet Ajetit për të rihapur çështjen

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të vriste Lul Berishën para 13 vitesh, Krimet e Rënda

Tentoi të vriste Lul Berishën para 13 vitesh, Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e Ahmet Ajetit për të rihapur çështjen

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rihapur çështjen penale ndaj të dënuarit për tentativën e vrasjes së ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha. Shtetasi Ahmet Ajeti, i cili u ekstradua dy muaj më parë nga Kosova, kërkoi rihapjen e çështjes pasi ai është dënuar në mungesë. Togat e zeza të krimeve të rënda kanë pranuar kërkesën për rishikim të vendimit ndaj Ahmet Ajetit, i dënuar me 20 vite burg në mungesë për atentatin e dështuar ndaj Lulzim Berishës. 35-vjeccari u ekstradua rreth dy muaj më parë nga Kosova për atentatin e organizuar 13 vite më parë në Durrës. Ajeti deri tani nuk ka folur për prokurorët, por ka kërkuar rishikimin e vendimit, duke qenë se është dhënë në mungesë. Sipas hetimeve të 13 viteve më parë, Ahmet Ajeti, kosovari tjetër Osman Karpuzi u porositën nga Adriatik Çoli dhe Endrit Dokle për të eliminuar Lulzim Berishën, kreun e bandës rivale në qytetin e Durrësit. Atentati ndaj Lul Berishës dështoi pasi Ahmeti, para se të arrinte te vendi ku ndodhej kreu i bandës, u konfliktua me një person dhe nxori armën dhe u vetëplagos. Pas 13 vitesh në arrati, Ajeti u arrestua në Kosovë për dhe u ekstradua në drejtim të Shqipërisë më datë 21 korrik për të vuajtur dënimin. Por pas pranimit të kërkesës së kosovarit për rishikim vendimi, pritet që çështja e atentatit ndaj të fortit të Durrësit, të rigjykohet sërish.

Si do e eliminonte kosovari Berishën

Sipas pretencës së prokurorisë lexuar në seancën gjyqësore ndaj “Bandës së Durrësit”, në tetor 2011, mësohet që në gusht të 2005, 35 vjeçari lindur në Lipjan/ Kosovë së bashku me Osman Karpuzin, udhëtuan nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën por atentati dështoi. Sipas organit të akuzës Ahmet Ajetit, 35-vjeçari i lindur në Lipjan është dënuar me 20 vjet burg, pasi tentoi të vrasë në 2005 Lulzim Berishën. Nga hetimet rezultoi se kosovari u pagua plot 80 mijë euro që të zhdukte Lul Berishën bashkë me një person tjetër, por një sherr banal dhe një vetëplagosje mbrëmjen e 30 gushtit 2005 bënë që atentati të dështonte. Referuar dosjes rezulton se në datën 28. 08. 2005, të gjykuarit Endrit Dokle dhe Dritan Coli, për realizimin e qëllimit të tyre kriminal, për vrasjen e Lulëzim Berishës, pas konflikteve që kishin lindur, midis anëtarëve, dikur të së njëjtës bandë, kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur marrëveshje, me dy shtetas kosovar, me Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti. 

Rezulton se, këta persona, janë takuar në Tiranë dhe u janë treguar të dhëna për të gjykuarin Lulëzim Berisha dhe lëvizjet e tij dhe ata marrin përsipër që ta qëllojnë të gjykuarin Lulëzim Berisha, me armë zjarri, të llojit pistoletë. Më pas, Korpuzi dhe Ajeti, të shoqëruar nga Sardian Sulejmani, janë dërguar në qytetin e Durrësit dhe janë sistemuar në hotelin e Asto Hanxhari. Rezulton se, pas sistemimit të tyre në këtë hotel, të gjykuarve Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti, u janë dhënë dy armë zjarri, tip pistoleta, me silenciator, njëra tip “Zastava” dhe tjetra tip “Uzi”, amerikan. Provohet, gjithashtu se, të gjykuarve Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti, u është dhënë edhe një fotografi e të pandehurit Lulëzim Berisha. Në datën 30. 08. 2005, rreth mesditës, të gjykuarit Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti, të armatosur, janë nisur në drejtim të lokalit, ku, qëndronte zakonisht i gjykuari Lulëzim Berisha, me qëllim vrasjen e tij. Së bashku me ta, ka qenë edhe Sardian Sulejmani, i cili kishte për detyrë, të kujdesej për ta, derisa, të realizonin vrasjen e Lulëzim Berishës. Por, në afërsi të lokalit të shtetasit Lulëzim Berisha, në rrethana jo shumë të qarta, Ahmet Ajeti, ka mbetur i plagosur. Rezulton se ai, ka qenë paksa, më i veçuar nga dy të tjerët dhe se, në një bar-bufe, ka bërë një sherr banal, është grindur dhe në përpjekje për të nxjerrë armën, e ka shkrepur, pa dashje atë, duke plagosur veten. Ai ka qëlluar edhe një herë në ajër. 

Në ndihmë të tij, kanë shkuar Osman Korpuzi e Sardjan Sulejmani, të cilët, i kanë marrë pistoletën. Në vijim Sardjan Sulejmani, i ka marrë Osman Korpuzit, dy armët e zjarrit, pistoleta dhe është larguar, ndërsa i gjykuarit Osman Korpuzi, ka njoftuar policët e qarkullimit rrugorë, që po kalonin, rastësisht, në rrugë, me qëllim që t’i vinin në ndihmë shokut të tij Ahmet Ajeti, që vazhdonte të ishte i plagosur në hyrjen e një pallati. Ahmet Ajeti, është shoqëruar për në spitalin rajonal Durrës dhe nga pyetja e tij, si dhe e Osman Korpuzit, nga ana e policisë gjyqësore, e cila, filloi menjëherë veprimet hetimore për ngjarjen, prej këtyre shtetasve, nuk është treguar qëllimi i vërtetë i ardhjen së tyre nga Kosova, duke u justifikuar me arsyen e pushimeve, në plazhin e Durrësit. Ndaj këtyre shtetasve kosovar, është ushtruar kontroll fizik, nga ana e policisë gjyqësore, prej nga ka rezultuar se, në portofol, i është gjendur një fotografi e të gjykuarit Lulëzim Berisha e mbështjellë, e cila, së bashku me celularin, i janë sekuestruar

Aktualitet Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e Ahmet Ajetit për të rihapur çështjen Tentoi të vriste Lul Berishën para 13 vitesh