Tërbohet Berisha, u ndërsen zagarët e SHQUP-it anëtarëve të Vetingut

Berisha i shokuar pas shkarkimit të kamikazëve të tij në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, SHBA i jep goditjen më të rëndë që kur e rrëzuan në ’97 me luftë nga pushteti, vendos të kundërpërgjigjet me mbështetjen e Ilir Metës, luftë frontale anëtarëve të komisioneve të Vetingut

Sali Berisha, një ndër figurat më negative në historinë e kombit shqiptar, u ka ndërsyer zagarët e SHQUP-it njerëzve të organeve të Vetingut, për të mbrojtur ushtrinë e të korruptuarve që i ka mbetur në gjykata dhe prokurori. Komisionet e Vetingut, nën drejtimin në prapaskenë të amerikanëve, shkarkuan një nga një kamikazët e Sali Berishës në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Kjo është goditja më e rëndë që amerikanët i kanë dhënë Sali Berishës dhe klanit të tij mafioz në Shqipëri që nga 1997, kur e rrëzuan nga pushteti me luftë. Tani po e nxjerrin nga politika pa luftë, por një herë e përgjithmonë.

Sali Berisha, i mbështetur në heshtje nga Ilir Meta, bajlozi më i madh i korrupsionit në Ballkan, ka vendosur të kundërpërgjigjet, duke u turrur zagarët e tij anëtarëve të komisioneve të Vetingut. Si fillim Berisha ka marrë në mbrojte ushtarët e tij që ranë në grackën e Vetingut, ndërsa më pas alarmon grupin e deputetëve të PD që të vihet në lëvizje, për t’u hedhur në sulm ndaj Vetingut.

Berisha tha: “Gjykatës Metalla nuk kishte qenë kurrë në Strasburg dhe nuk kishte mbrojtur kurrë ndonjë kompani në atë gjykatë. Po kështu, gjykatësi Shkëlzen Selimi denoncoi para komisionit gjahun mediatik që i kishin bërë faqezinjtë që përdorin metodat e sigurimit duke e sulmuar me narkomediat e qeverisë për lidhje dhe takime të nxjerra nga dokumente sekrete. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte të ulëta të këtij grupi mercenaresh pa ligj dhe moral, i bëj thirrje parlamentit të krijojë me urgjencë një komision parlamentar për hetimin e kësaj veprimtarie kriminale që udhëhiqet direkt nga Edvin Kristaq Rama”.

Kaq ka mjaftuar dhe, pa lejen e Lulzim Bashës, dolën para mediave Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhin, duke sulmuar një nga anëtarët e komisionit të Vetingut. Ndërkohë një tjetër grup deputetësh, me urdhër të Berishës kanë lënë pushimet dhe po mbledhin informacione për anëtarët e tjerë të Vetingut, për t’i sulmuar. Në lëvizje janë vënë ish-ushtarë të Berishës në SHIK dhe polici. Në të njëjtën kohë, Berisha ka urdhëruar grupin e PD për të nisur një sulm frontal në shtator, me shpresën për të sabotuar punën e Vetingut për të shpëtuar ‘peshqit e mëdhenj’ të korrupsionit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatat e Apelit.

Humbja e kontrollit mbi drejtësinë sjell disa pasoja të pashmangshme për Sali Berishën dhe klanin e tij. Duke mos patur nën komandë drejtësinë, pasuria e klanit të tij rrezikon të sekuestrohet siç po ndodh me Adriatik Llallën. Duke mos patur nën komandë drejtësinë, Sali Berisha dhe Ilir Meta rrezikojnë të shkojnë në burg. Duke mos patur nën komandë drejtësinë, Sali Berisha nuk mund të vrasë më për pushtet, pasi rrezikon burgun. Duke mos patur nën komandë drejtësinë, Sali Berisha dhe klani i tij humbin gradualisht peshën në politikë dhe dalin në pension të përhershëm politik./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti