Bota13 Gusht 2018, 21:36

Tërhiqet “sulltani” Erdogan, pastori amerikan që ka futur në sherr SHBA-në dhe Turqinë drejt lirimit

Shkruar nga Pamfleti
Tërhiqet “sulltani” Erdogan, pastori amerikan që ka futur

Tërhiqet “sulltani” Erdogan, pastori amerikan  që ka futur në sherr SHBA-në dhe Turqinë drejt lirimit

Konflikti mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pastorin amerikan Andrew Brunson po shkon drejt zgjidhjes.

Mediat turke raportojnë se burime nga ambasada amerikane në Turqi, kanë thënë se pastori, i cili aktualisht mbahet në arrest shtëpie, do të jetë i lirë më datë 15 Gusht.

Ndonëse vetë ambasada amerikane, mohoi të ketë dhënë këtë lajm, besohet se vetë Erdogan është i interesuar që t’i japë lirinë pastorit, për t’i dërguar një shenjë SHBA-ve, se janë gati për bashkëpunim.

Andrew Brunson u arrestua me akuzat se ka bashkëpunuar me grupin puçist që organizoi grushtin e shtetit në 2016-ën. Turqia synoi shkëmbimin e tij me imamin Fetullah Gylen që jeton në SHBA, por duket se kjo tentativë ka dështuar.

Së fundi konflikti mes SHBA-ve dhe Turqisë u shtri edhe në spektrin ekonomik, ku lira turke po përballet me një rënie të frikshme, ndërsa paralelisht Trump rriti tarifat për çelikun dhe aluminin e importuar nga Turqia./Lapsi.al

Bota Erdogan marreveshje e re pastori amerikan SHBA Turqia