Aktualitet20 Shtator 2018, 16:53

“Tërmet” në Prokurori, Arta Marku “degdis” 3 prokurorë të rëndësishëm nga Krimet e Rënda në rre

Shkruar nga Pamfleti
“Tërmet” në Prokurori, Arta Marku “degdis” 3

Prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar caktimin e përkohshëm të prokurorëve: Olsian Çela, nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Beratit, ndërsa Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Pukës, sakaq Besim Hajdarmataj nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit.

Këto lëvizje të Arta Markut kanë ardhur menjëherë pas urdhërit për hetim disiplinor ndaj prokurorëve që refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Olsian Çela: Ky i fundit ndryshe njihet dhe si miku i ish-kryeprokurores Ina Rama, e cila e emëroi edhe në krye të Krimeve të Rënda, përgjatë viteve 2008- 2012. Çela është prokurori që ka hetuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend. Disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.

 Sonila Muhametaj (Domi), u emërua  prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda nga ish Presidenti Nishani. Ajo ishte një nga 10 prokurorët që nuk pranuan shortin për Emiljano Shullazin.

Besim Hajdarmataj është një nga 5 prokurorët që po hetojnë ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Arta Marku e shkarkoi nga posti i Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.I njohur ndryshe si personi më i besuar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Hajdarmataj flitet si i implikuar në korrupsion dhe me krimin.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj.të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve: Olsian Çela; Përparim Kulluri; Behar Dibra; Sonila Muhametaj; Arenc Çela; Edvin Kondili; Pranvera Pustina; Eugen Beçi; Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.

 

Aktualitet "Tërmet" në Prokurori Arta Marku "degtis" 3 prokurorë të rëndësishëm nga Krimet e Rënda në rrethe