Sport18 Gusht 2019, 15:32

Tërmet në Seria A: Conte jep “ok” për shkëmbimin e Icardit me sulmuesin e njohur

Shkruar nga Pamfleti
Tërmet në Seria A: Conte jep “ok” për shkëmbimin

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 18: Mauro Emanuel Icardi (L) of FC Internazionale celebrates his goal with his team-mate Radja Nainggolan during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Internazionale and Tottenham Hotspur at San Siro Stadium on September 18, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Zërat për një shkëmbim mes Mauro Icardi dhe Arkadiusz Milik nuk janë të pabaza. Madje ekipet e Inter dhe Napoli kanë nisur të punojnë për këtë shkëmbim të dy sulmuesve, që do të kënaqë të gjitha palët.

Sipas “La Republica”, drejtori sportiv Beppe Marotta ka marrë edhe miratimin e trajnerit Antonio Conte për të sjellë tek Interi sulmuesin 25-vjeçar polak. Përveç lojtarit, Interi do të arkëtojë edhe një shumë parash (rreth 30 milionë euro), duke qenë se vlera e Icardit është më e lartë.

Ideja për këtë shkëmbim ka lindur pas refuzimit që Dzeko bëri për t’u transferuar tek Interi, duke rinovuar me Roma. Për këtë arsye, Inter hodhi sytë nga Milik, që nuk është i pashitshëm për presidentin De Laurentiis.

Sport Antonio Conte Inter