Politike21 Shtator 2019, 17:04

Tërmeti i tmerrshëm në Tiranë, reagon Presidenca: Po ndjekim me vëmendje situatën

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti i tmerrshëm në Tiranë, reagon Presidenca: Po ndjekim

Pas tërmetit të fortë që ka goditur vendin, ka reaguar Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi. Ai deklaron se Presidenti i Republikës Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë dhe se shpreson për sa më pak dëme. Ndërkohë ai informon se Presidenti po e ndjek situatën me vëmendje.

“Presidenti i Republikes Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen per termetin qe ka tronditur vendin tone e ne vecanti Qarkun e Durresit dhe Tiranes.

Presidenti Meta shpreson per sa me pak deme dhe pasoja nderkohe qe eshte i rendesishem monitorimi i situates ne vazhdimesi dhe informimi i qytetareve nga strukturat pergjegjese shteterore.

Presidenti Meta po e ndjek situaten me vemendje dhe shqetësim”, thuhet në reagimin e z.Blushi.

Politike