Aktualitet 4 Korrik 2018, 22:06

Tërmeti/Ironia e Neritan Liçajt: Teatri kjo plaka jonë e vjetër, na doli më e fortë se nuset e reja, Ministritë dhe Kuven

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti/Ironia e Neritan Liçajt: Teatri kjo plaka jonë e

Tërmeti/Ironia e Neritan Liçajt: Teatri kjo plaka jonë e vjetër, na doli më e fortë se nuset e reja, Ministritë dhe Kuvendi

Artistë të shumtë të mbështetur dhe nga aktivistë të shoqërisë civile, kanë vijuar edhe sot tubimin e tyre për të thënë se janë për mbrojtjen e godinës së Teatrit.

Në takimin e sotëm i pari që foli ishte aktori Neritan Liçaj, i cili tha se  kishte një mesazh për deputetet që të mos votojnë ligjin nesër.

 

Pjesë nga deklarata

Ekzistenca ime varet nga unë dhe vetëm ai lart, ai lart sot dërgoi një shenjë shumë të bukur mbi të gjitha për Ramën, në ditën e ditëlindjes së tij.

Ajo shenjë ishte që kjo nëna jonë e vjetër e plakur na doli më e fortë se ato nuset e reja, parlamenti, ministritë.

Lart në qiell është Nënë Tereza që ka një shenjë të bukur: Kemi harruar se i përkasim njëri-tjterit prandaj nuk gjejmë paqe. Këtë i them ta mbajë vath në vesh edhe kryeministri.

Deputetë, më bëni të ndihem krenar që përfaqësohem nga ju. I jeni betuar, flamurit, kombit e kushtetutës.

Nesër do të tregoni si do të votoni, si deputetë dhe shpresë e popullit apo njerëz partiakë. Gjithë populli po ju vëzhgon. Nesër nga ju varet Teatri, kuptoni rëndësinë e këtij vendi./Panorama

 

Aktualitet Ironia ministritë Neritan Liçaj teatri