Politike21 Shtator 2019, 22:15

Tërmeti/ Rama ngre në këmbë të gjithë, nesër mbledhje me deputetët e kryetarët e Bashkive

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti/ Rama ngre në këmbë të gjithë, nesër

Tërmeti i fuqishëm që preku sot vendin ishte më i fuqishmi i 30 viteve të fundit dhe dëmet kryesisht u regjistruan në Tiranë e Durrës. Tërmeti la pas edhe 105 të lënduar, por fatmirësisht asnjë viktimë.

Kryeministri Rama dhe urdhër më herët që gjithë qeveria dhe institucionet të zbrisnin në terren për të nihmuar të prekurit, e anulloi vizitën e tij në New York.

Pas qeverisë kryeministri Edi Rama ka ngritur në këmbë edhe deputetët socialistë për shkak të tërmeteve. Kreu i qeverisë ka thirrur një mbledhje emergjente të grupit parlamentar socialist paraditen e nesërme.

Mbledhja do të zhvillohet nesër rreth orës 11:00 në Kryesinë e Kuvendit. Po përveç deputetëve në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministrat dhe krerët e bashkive.

Kreu i qeverisë anuloi udhëtimin drejt SHBA dhe u kthye me urgjencë nga Gjermania duke lajmëruar mbledhjen e qeverisë në orën 23:30. /Pamfleti

Politike