Bota13 Prill 2019, 11:24

“Territori amerikan në tokën serbe”

Shkruar nga Pamfleti
“Territori amerikan në tokën serbe”

“Territori amerikan në tokën serbe”

Një grup gazetarësh nga Serbia, me organizim të Këshillit Atlantik të Beogradit, ka vizituar bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë dhe nga aty ka sjellë përjetimet dhe pikëpamjet e veta – natyrisht serbe.

Koha.net sjell, pa ndërhyrje, shkrimin e plotë të gazetës “Politika” nga kjo vizitë.

Kampi Bondsteel – Vizitës dy orë në bazën ushtarake të SHBA-së i parapriu verifikimi dy orë e gjysmë në recepcion.

Pikërisht në 14:15 minuta jemi para portës së bazës amerikane në Bondsteel. Autobusi me ngjyra shumë dalluese që disa minuta më herët u kthye majtas, nga rruga Ferizaj-Viti, hyri në territorin e forcave amerikane. Hipim në autobus, e pastaj në laurën e parë, urdhri: “Kthehuni prapa, derisa të arrijë oficeri për Shërbimin informativ”, urdhëron preras e me hidhërim sigurimi në hyrje, i angazhuar, siç dëgjojmë nga njësi amerikane private të sigurimi. Në brez revole, në xhepin e pantallonave të marinsit radio-lidhja, ndërsa tek ia vërejtëm sytë që shigjetonin, nuk i ka ra ndërmend për asnjë pyetje shtesë.

Kthehemi, e vrasim kohën para tabelës së madhe në të cilën shkruan “Camp Bondsteel”. Shi monoton, i ftohë, vjeshtor, mbi Sojevë, fshatin ku në vitin 1999 u ndërtua baza më e madhe ushtarake amerikane pas Vietnamit, në sipërfaqe prej 400 hektarë. Është ndërtuar në vendin ku gjendeshin drithnajat serbe, në pronën serbe, ku, siç dëgjohet mund të ushqeheshin qytete mesatare.

Kampi është ndërtuar në vendin që NATO në vitin 1999 s’e kishte bombarduar, nuk ishte i kontaminuar e sipas disa shënimeve, edhe një vit më parë dihej se aty do të ndërtohej qyteza, disa kilometra larg Ferizajt, si seli e forcave të NATO-s për pjesën lindore të KFOR-it. Baza e mori emrin sipas James Bondsteel, ushtar amerikan në Luftën e Vietnamit, e siç rrëfehet, në të është e instaluar e gjithë pajisja e qendrës për vëzhgim-informim ku në çdo moment mund të dëgjohet biseda në telefonat fiksë e mobilë si dhe të gjitha radiolidhjet e mundshme.

Na lënë të futemi tek pas dy orë e gjysmë. Prapë jemi në hyrje, aty është ngritur një mur i lartë betoni, e mbi të edhe një metër tela me gjemba në pesë radhë. Gazetarët e redaksive të Beogradit që kanë ardhur me ftesë të Këshillit Atlantik të Serbisë, dërgohen në hapësirën ku gjenden detektorë, skanerë dhe ku ju pyesin për gjatësi, peshë…ku bëhet punë si në një kontroll oftalmologjik …I leni gjurmët e katër gishtërinjve (të shtrënguar shumë njëri me tjetrin), ndërsa në mënyrë speciale lihen gjurmët gishti tregues. Njërin koleg madje e larguan.

Në hapësirë ndërrohen oficerët amerikanë. Oficeri Taylor nga Havajet si dhe me komandantin e bazës së Bondsteelit, koloneli Roy Macaraeg, gjithë kohën janë me ne.

Tamam në orën 16:45 arrin urdhri se mund të hyjmë. Rrugë të asfaltuara, që në këtë qytezë janë qindra sosh, ku janë vendosura baraka druri, kontejnerë fjetore me banja, arrijmë te komanda e “Bondsteelit”. Para nesh shtrihet lugina e prerë me rrugë, vërehen disa automjete zyrtare, asnjë gjurmë nga automjetet e luftës, armët dhe armatimet.

Edhe më tej jemi nën syrin pishë të ushtarëve amerikanë edhe pse në vizitë jemi me përfaqësues të lartë të KFOR-it nga filmi “City”.

Jemi në komandën e Grupit të Luftës Shumëkombësh të Lindjes, ku nëntorin e vitit të shkuar, ekipi luftarak i Macaraegut, brigada tokësore 29 nga Capoelia në Havaje, mori komandën e kampit.

Njësia nën udhëheqjen e kolonelit Roy Macaraeg është pjesë e Gradës kombëtare e Ushtrisë amerikane. Në biografinë zyrtare që na u dha, shkruan se ai është komandant i Grupit Luftarak Shumëkombësh në Lindje ndërsa para se ta merrte detyrën e komandantit të Bondsteelit, ka qenë menaxher kryesor financiar dhe se nën përkujdesjen e tij ishte buxheti prej 16 miliardë dollarësh. Funksionin e parë ushtarak e ka pasur në bazën ushtarake amerikane Spirhed në Kuvajt, ka punuar në Zyrën e Gardës Kombëtare e në Pentagon pas marrjes së gradës kolonel, ka qenë njëri nga pesë zëvendësit e Sekretarit të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së.

Iu prezantua gazetarëve dhe tha se misioni i ushtarëve amerikanë është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB-së. Nuk deshi të komentonte çështje politike, por tha se “ndërveprimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është minimal”.

Edhe pse gazetarit të “Politikës” me mahi, sado që me shumë seriozitet iu sugjerua që të mos bënte pyetje politike, nuk mundem të mos e pyesnim: “Kolonel Macaraeg, pse në veri të Kosovës dërgoni ekskluzivisht ushtarë amerikanë, kur e dini mirë se atje dhe nuk jeni dhe aq të mirëpritur?”.

Nuk u hutua, me qetësi ushtarake u përgjigj:

“Atje janë kryesisht amerikanët, por ka ushtarë edhe nga Austria, Sllovenia, Polonia…”.

Përgjigjet edhe në “pyetjet teknike”. Thotë se në Bondsteel janë 800 ushtarë. Nuk saktësoi sa tanke, helikopterë dhe nëse ka përcjellje dhe vëzhgime satelitore.

Sipas shënimeve jozyrtare në Bondsteel duhet të jenë rreth 20 helikopterë “Black Hack” dhe “Apach”, dhjetëra tanke “Abrams A-22”…

Pas 15 minutash, me përshëndetje tradicionale “aloha”, arrijmë në pistën ku pret helikopteri transportues “Black Hack”. Çmimi i një helikopteri të tillë është 18 milionë dollarë.

Roy Hide, komandant për evakuim mjekësor, sqaron në detaje për çfarë shërben helikopteri pasi në pistë ishin sanitarët, të cilët brenda gjashtë muajsh kanë pasur shtatë thirrje. Dy kanë qenë nga Maqedonia, pesë nga Prishtina.

“Kemi 15 minuta kohë që të përgatitemi pasi të na thërrasin. Për 25 deri në 30 minuta mund të arrijmë në çdo vend në Kosovë”, sqaron Hide që ndihmohet nga piloti, rreshteri i shtabit Billy Bleckbar.

Jo larg pistës fluturuese gjendet edhe kulla e vrojtimit për helikopterë. Nuk shihen askund “Apachet” e famshëm, vetëm hangarët për remont.

Gjatë gjithë kohës së vizitës bie shi. Ecim këmbë nëpër rrugën e asfaltuar, por i biem edhe rrugës së shkurtër me zhavorr. “Bondsteeli”, që në përkthim do të ishte “lidhja e çeliktë”, është ndërtuar në lokacion të përshtatshëm ashtu që të jetë në lidhje me bazat në SHBA, Aviano, Vincenzo… por edhe që për shkak të qendrës ushtarake komunikues me teknologji të lartë, të këmbejë informata, jo vetëm nga rajoni por edhe nga pjesët që i mbulon gjithë Ballkani dhe Lindja e Mesme. Këtu gjendet sistemi më modern për komunikim që mund të vërë lidhje me trupat amerikane kudo nëpër botë.

Kështu, të paktën flitet, pasi as dhe vetëm një pjesë të vërtetës për Bondsteelin nuk do ta dëgjoni këtu, në vendin ku punojnë informatorët që kanë luftuar në Afganistan e Irak.

Derisa dëgjojmë këto rrëfime, sërish para sysh më del pamja e shqiptarit të akuzuar për sulm terrorist afër Podujevës e të liruar, i cili para disa vitesh ia doli të ikte nga kampi Bondsteel përmes tubave të ventilimit në kuzhinë. E paqartë se mundi t’iu ikte marinsave që janë 24 orë në vrojtim dhe që mbajnë çdo gjë në nishan. Aty në çdo çast mund të vritesh.

I gjithë Bondsteeli është me video – mbikëqyrje, ndaj dhe nuk është mirë të mos i dëgjosh përcjellësit.

Nëpër rrugë, askush i gjallë. As para kinemasë, as para Kishës Kapela Veriore, as “Burger King”, kiosku me emërtimin “Pizza Antonella”… Madje as në shtëpinë dykatëshe të mallrave ku në xhakovento për lirim të markës “Michael Corse”, qëndron dukshëm “prodhuar në Kinë”.

Për habinë tonë të madhe, çizmet e njohura amerikane që i mbathin të gjithë marinsat, por dhe një pjesë e madhe e ushtarëve me grada të larta në KFOR, nuk mund të bliheshin. “Çdo gjë mundet, por për çizme ka ndalesë”, e pranuam me zhgënjim përgjigjen.

Jemi nën mbikëqyrje dy orëshe të oficerit nga shtabi i KFOR-it në Prishtinë, por edhe të oficerëve havajas. Nuk ka lëvizje as largim nga marshruta e përcaktuar. Lejohet fotografimi i objekteve të drunjta për përdorim të përkohshëm, sikur shtëpizat në Kubë në bazën e njohur të gjirit në Guantanamo.

Tashmë ka filluar mbrëmja e lejes për vizitë po i skadon afati. Ecim rrugës, anashkalojmë “zebra” në rrugën e asfaltuar, largohemi paksa që të mos na godasë “autobusi i qytetit”. Në të janë punëtorët, personeli lokal, shqiptarë. Gjithë mirëmbajtja, pos përgatitjes së ushqimit, është në duar të banorëve lokalë.

Në dalje, sërish legjitimimi. Shikim i marinsit në dokumentin e udhëtimit dhe në ty… e ndodh edhe gabimi. Kështu gazetares së “Politikës” i ra në dorë letërnjoftimi i koleges.

Të dyja jemi bionde. Nuk është krejt ashtu si flitet.

Por e sigurt është se “shteti i Amerikës dhe ushtria amerikane nuk bartin asnjë përgjegjësi gjatë qëndrimit tuaj në bazë”./Koha.net

Rajoni Kampi Bondsteel Këshilli ATlantik i Beogradit Oficeri Taylor