Kronike17 Prill 2018, 14:18

Terror në Tiranë, grabitet filiali i Postës në zonën e Laprakës

Shkruar nga Pamfleti
Terror në Tiranë, grabitet filiali i Postës në zonën e

Terror në Tiranë, grabitet filiali i Postës në zonën e Laprakës

Filiali i Postës Shqiptare në Laprakë ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme.

 Persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e Postës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë një shumë parash.

Autorët janë larguar brenda pak minutash nga Posta dhe pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të forcave të policisë nuk është bërë i mundur ndalimi i tyre.

Policia ka ngritur posto blloqe në disa pika kontrolli në dalje të Tiranës për arrestimin e autorëve.

Informacion paraprak

Më datë 17.04.2018, rreth orës 15:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek blloku Gintash, në postën Nr.7, një person akoma i paidentifikuar dyshohet se i kanë marrë nën kërcënimin e një thike rreth 30 000 lek punonjësës së sportelit të postës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit

Jane ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zones.

Si dhe po punohet per sekuestrimin e pamjeve filmike

Kronike grabitet filiali i Postës në zonën e Laprakës Terror në Tiranë