Bota13 Gusht 2019, 11:42

‘Terroristi’ australian sulmon me thikë njerëzit në rrugë nën thirrjet ‘Allahu Akbar’ (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti

'Terroristi' australian sulmon me thikë njerëzit në rrugë nën thirrjet 'Allahu Akbar' (VIDEO)

Nën thirrjet ‘Allahu Akbar’ dhe me thikë në dorë, një i ri australian është arrestuar pasi ka goditur disa herë më thikë një grua 41-vjeçare në qytetin e Sydney, ndërkohë që ndiqte të tjerët për ti vrarë.

Agresori është mundur të neutralizohet nga këmbësorët që gjendeshin në vendngjarje përpara se policia të bënte shoqërimin e tij.

Policia konfirmoi arrestimin e autorit dhe theksoi se shëndeti i gruas e cila po trajtohet në spital ishte i qëndrueshëm.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Pamjet dramatike shfaqin të riun të veshur një bluzë, me kapuç gri duke mbajtur një thikë të madhe në dorë dhe duke u hedhur mbi një “Mercedes” teksa bërtiste ‘’më qëllo në kokë’’.

Dëshmitarët e guximshëm ishin në gjendje ta ndalonin atë dhe i futën kokën në një kuti qumështi derisa policia arriti dhe e arrestoi. Momentet para se të arrestohej sulmuesi, një grua tjetër u gjet brenda Hotelit Grace me plagë me thikë. Ajo u dërgua në spital në një gjendje jashtë rrezikut për jetë.

Nuk dihet nëse dy incidentet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Policia thotë se agresori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i njohur për policinë por “historia e tij ishte e jashtëzakonshme në krahasim me peshën e krimeve që ai bëri”, – tha Komisioneri i policisë Fuller.

Komisioneri i policisë tha që i dyshuari kishte disa ideologji të lidhura me terrorizmin, por nuk kishte lidhje të dukshme me organizatat e tjera terroriste.

Besohet se njeriu kishte një USB që përmbante detaje të vrasjeve masive në Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara.

Fuller tha se goditja me thikë nuk po klasifikohet aktualisht si një incident terrorist por kjo do të rivlerësohet pasi hetimi vazhdon.

codramol
smile

Bota Australi SYDNEY terroristi thika