Disa ditë më parë Eneda Tarifa konfirmoi publikisht se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit “Portokalli”. Edhe pse ajo u rikthye për të moderuar për vetëm pak kohë, Eneda u shpreh në reagimin e saj se i nxori mallin spektaklit të humorit.
Siç ndodh zakonisht, pas këtij largimi u ngritën dyshime se Eneda mund të ketë pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e spektaklit e ndaj mori këtë vendim. E ftuar ditën e djeshme (24 shkurt) në “Live from Tirana”, Eneda sqaroi të gjithë zërat. Ajo tha se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje, por u largua për t’iu dedikuar disa projekteve personale.
Jo nuk do të jem më pjesë e saj, për shkak të projekteve të reja që kam… janë projekte personale që do të kem gjatë këtij viti dhe që shpresoj t’i realizoj. Kjo është arsyeja që nuk do jem… gjithashtu do të shijoj edhe pak qetësinë!
Bashkë me Enedën u aludua se ishte larguar edhe Salsano Rrapi, por ai i ka hedhur poshtë zërat.
“Në çdo sezon të ri të Portokallisë hapen audicione, por unë do jem, nuk kam ikur, do jem brenda…”, është shprehur Salsano në “Top Albania Radio”.