Aktualitet25 Maj 2019, 15:21

Thaçi shpallet Qytetar Nderi në Krumë: Shqipëria e Kosova shumë shpejt do të jenë një

Shkruar nga Pamfleti
Thaçi shpallet Qytetar Nderi në Krumë: Shqipëria e Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur qytetar nderi në Krumë të Hasit. Përpos falenderimeve dhe mirënjohjes që shprehu, Thaçi solli dhe një herë në vëmendje çështjen e territoreve të Kosovës dhe idenë e bashkimit kombëtar. Ai tha se zotohet se asnjë centimetër i Kosovës nuk do të preket nga një marrëveshje e mundshme me Serbinë dhese Presheva, Medvegja dhe Bujanovci do të bëhen pjesë e Kosovës si një parakusht për bashkimin kombëtar.

“Ju keni qenë bashkërisht në istikamet e luftës dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, dhe bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Të jeni të sigurtë që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodh… Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, tha Presidenti Thaçi.

Aktualitet