Kosova 1 Nëntor 2022, 08:54

Theu “masën e qortimit”, autoritetet kosovare ndalojnë shtetasen serbe: As nuk kam ndërmend t'i konvertoj targat

Shkruar nga Pamfleti
Theu “masën e qortimit”, autoritetet kosovare ndalojnë

Me hyrjen në fuqi të vendimit për targat, policia e Kosovës ka bërë qortimet e para te pronarët e veturave me targa ilegale, pak pas mesnatës.

Sipas medies serbe “Kosovo-Online”, në pikëkalimin kufitar në Jarinje një gruaje, vetura e së cilës mbante targat “KM” i është dhënë fletë-dokumenti që bën të qartë qortimin. Ajo megjithatë ka thënë se nuk planifikon ta regjistrojë veturën në RKS, pasi po pret një vendim nga Beogradi zyrtar.

Nga 1 nëntori, ka hyrë zyrtarisht në fuqi masa qortuese për targat ilegale. Ky vendim i Qeverisë vlen për tri javë, në kuadër të planit të shkallëzimit të zbatimit të vendimit.

Sipas vendimit të Qeverisë, në tri javët e para do të ketë qortim; nga 21 nëntori për dy muaj shqiptim gjobash; nga 21 janari targa provuese; e nga 21 prilli zbatim të tërësishëm të vendimit.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të zhgënjyera me vendimin e Qeverisë, pasi kërkonin shtyrjen e zbatimit të vendimit për 10 muaj.

Prishtine Konvertimi i targave Kosove qeveria e Kosovës Targat ilegale

Kosova