Showbiz 5 Tetor 2019, 10:51

Thjeshtë të dua: Flori Mumajesi i kthehet dashurisë së vjetër

Shkruar nga Pamfleti
Thjeshtë të dua: Flori Mumajesi i kthehet dashurisë së

Flori Mumajesi është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare dhe jo vetëm. Kantautori ka një jetë që merret me muzikë dhe mund të themi se çdo këngë e tij ka qenë një sukses i vërtetë.

Ai ësht mjaft aktiv në rrjetet spociale ku shpesh ndan me ndjekësit projekte dhe momente të ndryshme nga jeta e tij personale.

Kujtojmë se që pas fitores së tij në “Këngën Magjike” ai bëri një pauzë në muzikë dhe në daljet publike. Me sa duket këngëtari e ka pasur të nevojshme një pushim në mënyrë që të riukthehet fuqishëm siç veç ai di të bëjë.

Por, së fundi ai ka filluar të aktivizohet dhe atë, duke hedhur poshtë gjithë dyshimet se po largohet nga muzika.

Përmes postimit të fundit në Instagram, këngëtari befasoi ndjekësit me deklaratën e tij  “THJESHT TE DU…”, ishte mbishkrimi që ai ia ka lënë fotos, ku shihet me mikrofon në duar.

Mbetet për tu parë në vijim nëse e ka fjalën për këngën apo për ndonjë femër që e ka në jetën e tij.

THJESHT TE DU…

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Showbiz Thjeshtë të dua: Flori Mumajesi i kthehet dashurisë së vjetër