‘Thyhet’ super-banda ‘Pëllumb-Artur’, biznesmeni i arrestuar kryebandit i Fatmir mediut, si e krijoi skemën mafioze të tjetërsimit të bregdetit

‘Thyhet’ super-banda ‘Pëllumb-Artur’, biznesmeni i arrestuar kryebandit i Fatmir mediut, si e krijoi skemën mafioze të tjetërsimit të bregdetit

Realizuesit e vjedhjes së tokave në vijën bregdetare të Vlorës janë Pëllumb Petritaj, kryetar i PR-Vlorë, dhe kryebanditi i trafikantit “gërdecar”, Fatmir Mediu, si dhe Artur (Genc) Shehu, padrino i Pëllumb Petritit, kryebanditi i masakrave

Policia e Vlorës ka arrestuar sot biznesmenin Pëllumb Petritaj, vetëm pak ditë pasi ‘Pamfleti’ zbuloi super-vjedhjen në bregdetin jugor. ‘Pamfleti’ hapi dosjen ‘e nxehtë’, që flinte prej kohësh në sirtarët e drejtësisë së Vlorës dhe në sirtarët e Adriatik Llallës e “1 miliardëshit” Xhezair Zaganjori, Dosja Penale nr. 266/2016, për 342 hektarë tokë të vjedhur në Karaburun, Palasë, Zvërnec, Shën Vasil, Himarë, Dhërmi, të grabitura me letra false nga Pëllumb Petriti, i cili prezantohej si kryetar i partisë së (mos)kthimit të pronave (PR), me mandat të dhënë nga trafikanti shtetëror Fatmir Mediu.



Dosja e plotë:

Realizuesit e vjedhjes së tokave në vijën bregdetare të Vlorës janë Pëllumb Petritaj, kryetar i PR-Vlorë, dhe kryebanditi i trafikantit “gërdecar”, Fatmir Mediu, si dhe Artur (Genc) Shehu, padrino i Pëllumb Petritit, kryebanditi i masakrave, shkatërrimeve, trafiqeve e plaçkitjeve të vitit 1997 në zonën Vlorë-Fier, pjesë drejtuese e bandës mafioze të Albino Prudentino, një ndër bosët e klanit mafioz “Sacra Corona Unita”, që e kthehu Vlorën dhe Tiranën në qendra pastrimi parash me lojëra bixhozi.

Nga 15 muaj burgim, që kërkoi prokuroria “Llalla”, 3 vjet burg në mungesë, u dënua nga gjykata (10% e masës së dënimit të merituar), ky hajdut i 500 hektarëve toka me letra false në vijën bregdetare Karaburun, Palasë, Zvërnec, Shën Vasil, Himarë, Dhërmi, që ua shiti investitorëve vendas e të huaj, të cilët kanë ngritur “parajsat” turistike mbi toka të vjedhura, për të cilat do publikojmë fakte të reja skandaloze.

Ndërsa padrinoja i Pëllumb Petritit, kapobanda Artur (Genc) Shehu, u dënua me 9 vite burg në mungesë, pasi me ndihmën e tutorit Fatmir Mediu dhe bandës politike Berisha-Meta, ia mbathi në SHBA, prej nga nuk po kërkohet të ekstradohet, as prej bandës “Rama-Ahmetaj-Balla-Hyseni” (përfitues nga këto toka), ndërkohë që ka dosjen penale në Leçe-Itali, për pastrim parash krimi, si pjesë e klanit mafioz “Sacra Corona Unita”.

Nëse shteti, i detyruar prej presionit ndërkombëtar, nga 342 hektarë të vjedhur mundi të sekuestronte vetëm 220 hektarë tokë në Karaburun, me vlerë mbi 100 milionë euro, pasi pjesa tjetër ishte shitur e tjetërsuar në 4-6 pronarë, kanë mbetur edhe 104 hektarë në duart e bandës mafioze, politikanëve e familjarëve të tyre.

Këta kanë marrë “llokmat” nga kjo mega-vjedhje dhe e kanë mbrojtur, siç është rasti i familjes Berisha me 25 mijë m2, i Fatmir Mediut me 10 mijë m2, i Eli Farës me 1500 m2, i Adriatik Llallës me 2000 m2, i Ilir Metës me 18 mijë m2, i Xhezair Zaganjorit me 10 mijë m2, i Alket Hysenit me 15 mijë m2, i Ilirjan Muhos me 2500 m2 dhe i 25 gjyqtarëve, prokurorëve, noterëve, hipotekuesve, kryepolicëve, bashkiakëve e krye-tatimorëve, të Vlorës dhe Tiranës.

Skandal është krimi, që u bë mbi këtë krim, mbasi drejtësia e qelbur në korrupsionin e këtij akti kriminal dënoi me afate simbolike kryehajdutin Pëllumb Petriti, kryemafiozin Artur (Genc) Shehu dhe 2-3 pjesëtarë të bandës së zyrtarëve të hipotekës, komisionit të kthimit të pronave, noterëve, kadastrës, komunave, ndërsa 17 të tjerë i la të lirë e nëpër poste shtetërore edhe sot.

Për të maskuar e shpëtuar tokat e vjedhura, të mbetura jashtë sekuestros, por edhe për të justifikuar dënimin qesharak të realizuar prej dyshes Petriti-Shehu dhe bandës shtetërore, që mbështeti e mbrojti supervjedhjen, me porosi të Adriatik Llallës, i shpërblyer me 2000 m2 tokë në bregdetin e Himarës dhe me akuzë-pretencë të Ramadan Trocit e “recitim” të Albert Kuliçit e Urim Bucit, gjyqtarja që po konkurron për KLGJ dënoi me 18 vite burg varfanjakun Rajmond Mezi, kazmaxhiun e varrezave të Vlorës, që kishte hedhur firma në letra të bardha, i mashtruar për “5 lekë” nga kjo superbandë hajdutësh, me në krye Pëllumb Petritin e Artur (Genc) Shehun.

Por nuk është vetëm 342 hektarë në bregdetin Karaburun, Palasë, Zvërnec, Shën Vasil, Himarë, Dhërmi, pasi batërdia e vjedhjeve të super-bandës “Pëllumb-Artur”, me qendër krimi në kadastër, komuna, bashki, zyra noteriale e avokatore, hipotekë, në SHISH, prokurori dhe gjykatën e Vlorës, ka vazhduar në Panaja, Novoselë, Mifol, Ferras e deri bregdetin e grykëderdhjes së Semanit në Fier, ku vepronte banda tjetër e Fatmir Mediut e Ilir Metës, për të cilat do të publikojmë fakte të reja, në vazhdim./Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.