Bota 4 Prill 2018, 18:52

Tiffany vs Melania, krahasimi që penalizon vajzën e Trump

Shkruar nga Pamfleti

Tiffany vs Melania, krahasimi që penalizon vajzën e Trump

Pashkë në familje për klanin Trump. Mes punëve zyrtare dhe takimeve të familjes, manjati ka bashkuar pjesën më të madhe të familjes së tij nga Florida dhe Washington.

Tiffany vs Melania krahasimi që penalizon vajzën e Trump Tiffany  Trump ka pasur nderin të qëndrojë pranë babait të saj të rëndësishëm, por diferenca me njerkën Melania është e madhe. Të gjithë e dimë që Melania shquhet për stilin e saj dhe asnjë nuk është si ajo. Bashkëshortja-Barbie e Donald Trump nuk gabon kurrë me veshjen e saj në daljet publike. Fiziku i admirueshëm, shija e hollë dhe elegante janë pikat e forcës së Zonjës së parë të Amerikës.

Edhe për Pashkë ajo është shfaqur me një fustan në tonalitete të së kuqes dhe një pallto të kaltër Burburry me kopsa të zeza.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Tiffany Trump, e cila teksa e krahasojmë me të gjithë familjen lë pak për të dëshiruar.

Për Pashkë Tiffany Trump ka zgjedhur një veshje-blazer Taoray Wang me mëngë të gjata, e cila nuk shkon aspak poshtë xhaketës, duke të dhënë idenë se ka diçka tjetër poshtë fundit, një konfuzion në stil.
Në këtë galeri krahasimi i veshjes së Melania dhe Tiffany.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota krahasimi që penalizon vajzën e Trump Tiffany vs Melania