Aktualitet 6 Maj 2019, 20:24

Tiranë/ Në pranga shpërndarësi i heroinës në Yzberisht e Astir

Shkruar nga Pamfleti
Tiranë/ Në pranga shpërndarësi i heroinës në

Në vazhdën e arrestimeve për të goditur eksponentët e shpërndarjes së drogës, Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas i cili shpërndante heroinë në zonën e Yzberishtit, Selitë dhe Astir, në kryeqytet.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F.M, 36 vjeç I cili është një emër I njohur në shpërndarjen e lëndëve narkotike pasi ka qenë i dënuar edhe më parë.

Burime zyrtare bënë me dije se në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mesditën e sotme në kuadër të një hetimi me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “POROSIA”, ku u kap në flagrancë shtetasi Fatmir Malko, 36 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë.

Në mesditën e sotme, në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët” Policia ka kapur në flagrancë shtetasin Fatmir Malko i cili lëvizte me biçikletë, ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi: 34 doza të dyshuara lëndë narkotike e dyshuar heroinë; 3 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.

Nga informacionet paraprake të policisë, 36 vjeçarit i janë sekuestruar 34 doza heroinë dhe 3 doza kokainë.

Aktualitet